• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çupi tregon ndryshimin e madh që po ndodh në Shqipëri dhe ‘dorën e fortë’ që ka rritur tensionin në nivele të larta të politikës, paralajmëron zhvillime ‘bombë’

14 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një koment lidhur me operacionet e fundit të SPAK, ku para drejtësisë u çuan shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë.

Postimi i Çupit:

“Gjueti në shtëpinë e shtetit

Kjo ka ndodhur: ka nisur gjuetia në shtëpinë e shtetit, nuk po ndodh apokalipsi. Zyrtarët që vrisnin që nga kulla e shtetit, tani po gjuhen nëpër labirinte aty brenda. SPAK, si një gjuetar nate, po shtrin duart nëpër skutat e errëta: ‘Ej ti, dil këtej!’.

Deri dje krimi ishte nxjerrë në rrugë dhe mbahej si një ‘tabelë emulacioni’ që dëshmonte sa suksese kishte arritur shteti. Ose ishin varur krimet e rrugës si dëshmi në mure për të treguar si e ka ‘dënuar’ shteti krimin. Të fundit që u dënuan me vdekje (varje) nga presidenti i republikës në vitin 1992, ishin dy- tre vrasës në Fier; dhe që atë ditë shteti brohoriti se ‘e zhduka krimin e vrasjes’!.

Deri më sot, shteti na tregonte me gisht vetëm ‘krimin e tjetrit’; duke na detyruar të mendojmë se ‘shtëpia e shtetit është e pastër’, por atje jashtë ku rron populli…, atje kërkojeni krimin.

Tani gjuetia hyri në shtëpi; ja kjo ka ndodhur.

Drejtësia e Re e ka nisur punën me gjuetinë kundër vjedhjes së pasurisë publike: Janë arrestuar kryetarët e dy qeverive lokale. Janë arrestuar nëntë anëtarë të ekipeve të tenderimit në Ministrinë e Brendshme. Një zyrtar i lartë politik është arrestuar me akuzën e ‘pengimit të zgjedhjeve’ të 30 qershorit. Është shpallur fillimi i gjykimit në SPAK (27 korrik) për tragjedinë e Gërdecit. Është caktuar ‘Non- Grata’ nga qeveria amerikane ish- presidenti dhe ish kryeministri Berisha ‘për korrupsion dhe minim të demokracisë’…

Këto ishin ‘kafshët’ e para që u gjuajtën në shtëpinë e shtetit; egërsira të tjera po dynden nga strofka. Është hera e parë që një shtet (Shqipëria) po zhvillon hapjen e gjyqit të shtetit në këtë epokë: pas Nurenbergut, pas Gjykatës Speciale të Jugosllavisë dhe pas gjyqit ‘Maxi Trial’ Giovanni i Falcones.

Çfarë po ndodh me shtëpinë tonë?

1.Po zgjohemi që të jetojmë me të shkuarën.

Gjatë tre dekadave shtëpia jonë ‘shtet’ ka pësuar amnezi, sa ka ndodhur gjëja bash aty ka shkrirë vesa; në amnezi nuk ka jetë… Askush nuk tha ‘ndal, çfarë ndodhi deri tash?!’

Ta zëmë ‘çfarë ndodhi me pasurinë e piramidave?’. Disa vranë veten, të tjerë vranë të tjerë, disa u zhdukën dhe vetëm ‘shteti’ mbeti i pasur… Askush nuk mban mend a kishte pas jetuar deri ditën e parë të ‘demokracisë’; apo ku ishin fabrikat, apo ku ishin vreshtat, a ku ishin minierat… U rrënua Drejtësia, askush nuk kishte cilin pyeste, kush kishte punë me drejtësinë e kishte vendin në rrugë, te krimi. U bë luftë e shtetit kundër popullit ku humbën 3000 vetë dhe 2 miliardë dollarë…, po kush e mban mend? U shfaqen filma si vidhte 800 mijë euro nënkryetari i qeverisë në sy të të gjithëve, por askush nuk mbajti mend. Tipi që vodhi me video, u bë më i madh: kryetar shteti… I mban mend njeri edhe këta?

2.Po ndodh përplasja mbi kokat tona:

Shtetet e Bashkuara janë përplasur me ‘kafshët’ brenda shtëpisë sonë. Po të mos e kishte goditur Amerika ish kryeministrin Berisha, sa për ne shtëpiakët e këtushëm, ish kryeministri do të kishte zhdukur gjithë ‘fermën’. Sa për ne të shtëpisë, do të na kishte vënë në rresht Ilir Meta në buzë të detit e do të na krekosej: ‘Hë, u hodha drejt!?’. ‘Drejt u hodhe, flori!’, do t’i kishte thërritur gjithë mileti. Kafshët e korruptuara po gjurmojnë çdo qoshe si mund të dalin prej kontrollit të Amerikës. Rreziku që këta të na kthehen përsëri, është para nesh aktual. Këta kanë pasurinë e grumbulluar prej 3 dekada, kanë armët, kanë luftëtarët.., të gjitha të duhurat për të shpëtuar edhe një herë tjetër. Nëse kësaj here shpëton ‘kafsha’ e plagosur në gjueti, atëherë populli do të hidhet në rrugë te krimi, ndërsa shtëpia do të jetë e atyre dhe ‘e pastër’; siç ishte deri dje. Sot për sot lufta bëhet mbi kokat tona, mes Shteteve të Bashkuara dhe ‘kafshëve’ të shtëpisë.

3.Po ndryshon struktura e krimit:

Nga një gjuetar në pyllin e popullit, krimi po struket në shtëpi. Krimi i rrugës nuk është dominanti, ata janë thuajse të zhveshur nga pasuria e madhe; pasuria e madhe ndodhet brenda shtëpisë.

Gjuetia në shtëpinë e shtetit e kthen drejtimin për nga struktura tjetër: konfiskohen instrumentet e krimit në dorë të bosëve ose familjeve; arrihet identifikimi, mundësohet gjurmimi në çdo vrimë, konfiskohet përfundimisht produkti i veprës kriminale, fuqizohen gjykatat brenda në shtëpinë e shtetit, merren në mbrojtje dëshmitarët dhe viktimat, kthehen viktimat e bosëve të shtetit për në duart e drejtësisë dhe në familjet e tyre. Në shtëpinë e shtetit tonë ka katakombe me viktima; jemi shteti me më shumë vrasje shtetërore në këto tre dekada.

‘Elefantët’ që kanë gjuajtur deri më tani kafshët njerëzore që nga ‘kulla’ e shtetit, me siguri kanë qenë aq të dhunshëm së pari në gjuetinë e kafshëve jo- njerëzore.” – ka shkruar ai.

Paraardhëse

Kritikët e Bashës në alarm nga spastrimet në PD, kritikojnë ndryshimet në statut dhe paralajmërojnë surpriza

Pasardhëse

Ngjela lëshon deklaratën e fortë, parashikon ‘tërmet’ në politikën shqiptare dhe tregon a do të arrijë të hyjë Sali Berisha në Parlament

Pasardhëse

Ngjela lëshon deklaratën e fortë, parashikon ‘tërmet’ në politikën shqiptare dhe tregon a do të arrijë të hyjë Sali Berisha në Parlament

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.