Këshilli Politik sërish nuk solli dakordësi, sa i përket listave të hapura 100%, koalicioneve parazgjedhore, dhe asistencën e OSBE-ODIHR kërkuar nga opzita.
Mbledhja u ndërpre sepse Damian Gjiknuri, i cili nuk ka pranuar të diskutojë mbi dërgimin e një ekspertize drejt OSBE ODIHR ndërsa PD dhe LSI refuzojnë paketën e propozimeve të socialistëve.
Për ish-deputeten e PD Dhurata Çupi, kryeminsitri Edi Rama po bllokon Këshillin Politik, sepse kërkon të ndryshojë rregullat e lojës pak muaj para zgjedhjeve.
“Edi Rama nuk do lista të hapura, sepse nuk fiton askush në listat e hapura të Edi Ramës. Ne kemi kërkuar lista të hapura. Sot, në deklaratën e fundit nga Këshilli Politik, përfaqësuesit e PS, thanë se janë për lista të mbyllura. Ka një tendencë që nga marrëvershja e 5 qershorit, për të shmangur rregullat e lojës, pak muaj para zgjedhjeve. Rama kërkon të ndryshojë rregullat e lojës. Në marrëveshjen e 5 qershorit janë partnerët tanë ndërkombëtare dhe sugjerimet e raportet e OSBE-ODIHR. Sot u pa qartë, u la mbledhja përgjysmë, sepse PS kërkon rregullat e lojës, kërkon të heqë koalicionet. Rama po bllokon Këshillin Politik.”, tha ish deputetja.
Sipas saj, kryeministri po përdor të gjitha format që të mos ketë dakordësi në Këshillin Politik, në mënyrë që ta mbajë pushtetin me zor.
Diskutime rreth kësaj post