Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal. Nisur nga statistikat zyrtare të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, ku në 24 orët e fundit u konstatuan 24 persona të infektuar dhe 26 të shëruar, Manjani shkruan:
“Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.”
Sipas tij, rregulli i pushtetit nga ana tjetër është ‘lesh e li’.
Postimi i plotë:
“Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit:
COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë. Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.
Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë,217 drejtues mjetesh,7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë.
Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti.
Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?!!
Ndërkohë gjykata(shteti), është pushim…
#tënarrojëkëshilliisigurisëkombëtare!”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post