Kryetari i Degës Lokale të Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Burimet thonë Mano do të bëhet pjesë e garës për deputet, ndërsa ende nuk dihet se kush do të emërohet në vend të tij.
Është udhëzim i kryesisë së PD-së, që për të gjithë drejtuesit lokalë që do të hedhin kandidaturën për deputet do tu duhet të japin dorëheqjen pasi do të fillojë fushata e propozimeve dhe emrave që do të përfshihen në listën e deputetëve.
Diskutime rreth kësaj post