• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ç’po ndodh? Kreshnik Spahiu ngre alarmin: Ministria të ndërhyjë urgjentisht

22 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
160
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Juristi i mirenjohur shqiptar Kreshnik Spahiu ka shprehur shqetësimin për ndotjen e Plazhit të Adriatikut. “Sot, plazhi i Adriatikut është pa asnjë mëdyshje territori më i ndotur në Shqipëri”, shkruan Spahiu teksa i bën thirrje Ministrisë Mjedisit dhe Turizmit të ndërhyjë urgjentisht.

Postimi i Spahiut:

“Plazhi i Adriatikut bekim i natyrës dhe peng i pushtetit!

Vetëm 2 kilometra nga qyteti i Mamurrasit ndodhet fshati Adriatik, një dhuratë bujare, që natyra ia ka dhënë Kurbinit, por që njeriu me paaftësinë dhe neglizhencën e tij, e ka masakruar.

Segmenti rrugor që lidh Fushë – Mamurrasin me fshatin Adriatik, është lënë në mëshirë të fatit, ndërsa ky fshat ka një plazh magjepsës prej 5 km, ndër më të bukurit në Ballkan, i cili është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh urbane.

Sot, plazhi i Adriatikut është pa asnjë mëdyshje territori më i ndotur në Shqipëri.

Do të mjaftonte vetëm ndërtimi i një rruge me parametra bashkëkohor, që investitorët nga mbarë Ballkani të dyndeshin në këtë destinacion, për të ngritur resorte turistike.

Kjo do pasohej me hapjen e mijëra vendeve të reja të punës në sektorin e hoteleri – turizmit dhe do të ishin një zinxhir biznesesh në Kurbin, që do të përfitonin nga zhvillimi i turizmit në këtë plazh.

Ndonëse dëmi i shkaktuar nga neglizhenca është i jashtëzakonshëm, mundësitë dhe shpresat që ky plazh përrallor të rikthehet në identitet, nuk janë shuar.

Duhet vetëm këmbëngulje dhe një projekt ambicioz, ngritja e një grupi pune, që të ushtrojë “presion” tek pushteti lokal dhe ai qendror, për akordimin e një fondi për rikonstruksionin e rrugës me parametra bashkëkohorë, promovimi në mediat vendase dhe të huaja i këtij destinacioni dhe bindja e investitorëve të huaj për potencialin që ka ky plazh.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit urgjentisht duhet të kthejë vëmendjen nga Kurbini, që është një trevë që ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit në të katër stinët e vitit.” tha ai.

Paraardhëse

Trondit kryeredaktorja e medias ruse, tregon synimin e Moskës: Zia globale e bukës do të fillojë tani

Pasardhëse

PD kallëzon Ramën në SPAK, akuza për shkelje ligji dhe ‘investimet’: Të vihet para ligjit

Pasardhëse

PD kallëzon Ramën në SPAK, akuza për shkelje ligji dhe 'investimet': Të vihet para ligjit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.