Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë. Ai tha se 600-700 shtrimet në vit nga Covid përbëjnë vetëm 0.5% të gjitha totalit të shtrimeve në vend.
Ndërsa referuar rritjes së rasteve, ai u shpreh se kjo ka lidhje me rritjen e numrit të rasteve. Alimehmeti shtoi se raporti mes testimeve dhe rasteve të reja duhet ulur në 10% duke qenë se vendi ynë e ka 22%.
“Covid-19 nuk është shkaku i parë i vdekjeve në vendin tonë. Po ashtu, kemi vdekje në shtëpi dhe nuk raportohen si vdekje Covid. Kemi një ulje të vdekjeve krahasuar me vitin 2019 me 3%. Nuk ka pasur një incidencë Covid-i në tremujorët e dytë. Jemi duke parë vetëm një spektër të vogël të vdekjeve në Shqipëri dhe duke harruar vdekjet për shkak të sëmundjeve të tjera. Kemi 600 ose 700 shtrime në gjithë vitin me Covid dhe 116 mijë me sëmundje të tjera.
Pra Covid-i për 0.5% të problematikës spitalore.Ekziston një rritje e numrit të rasteve, por është rritur edhe numri i testeve. Kemi një raport diku te 21-22 % pozitiviteti. Pra, nëse bëjmë më shumë teste do të kemi më shumë raste. Këtë shifër ne duhet ta ulim nën shifrën 10 % ashtu sikurse është rekomanduar nga OBSH. Popullata nuk është e trajnuar për përdorimin e maskës ose nuk përdor të duhurën. Kur përdoret maska, harrohet masa e distancimit personal duke i ngjitur njerëzit me njëri-tjetrin. Keqpërdorimi i saj kthehet në risk. Jeta nuk është laborator, sepse aty funksionin maska.”, tha mjeku.
Diskutime rreth kësaj post