Moti i keq ka përfshirë një pjesë të Amerikës Qëndrore mbrëmjen e djeshme. Uragani Eta ka mbërritur në zonën e Nicaraguas. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të mirë të vendit, ndërkohë që erërat kanë qenë të forta.
Uragani ka goditur më së shumti qytetin begdetar të Puerto Cabezas, ndërkohë që është kategorizuar si niveli i dytë i rrezikshmërisë së një stuhie.
Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, si dhe kanë marrë dëmtime në çatitë e shtëpive. Rajoni i prekur është një ndër më të varfërit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post