• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çlirimi i hapësirave, IMT aksione në Kombinat dhe njësi të tjera

24 January, 2016
në Aktualitet
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkia e Tiranës vijon paralelisht aksionin në disa njësi administrative për çlirimin e hapësirave publike, për t’i kthyer ato në shërbim të komunitetit. Aksioni ka vijuar ditët e fundit në Njësitë Administrative Petrelë, 2, 6 dhe 7, ku punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë vijuar me prishjen e ndërtimeve pa leje ose lirimin e hapësirave publike që janë zënë prej vitesh.

Një nga aksionet u përqendrua në fshatin Daias të Njësisë Administrative Petrelë, ku IMT-ja shembi një banesë njëkatëshe, e cila ndodhej në proces ndërtimi e sipër. Nga verifikimet rezultoi se objekti po ndërtohej pa leje ndërtimi dhe asnjë dokumentacion tjetër lidhur me ndërtimin e tij. Objekti ndodhej pranë ambienteve të shkollës së Daiasit dhe ndërhyrja e inspektoratit erdhi pas njoftimit të mëparshëm të bërë nga IMT.

Në Njësinë Administrative nr. 6, rruga “Besim Alla”, IMT, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, prishën një tjetër konstruksion ndërtimor, i cili prej vitesh kishte zënë hapësirën publike dhe përdorej për parkim nga banorët e zonës. Pas denoncimeve lidhur me zënien e kësaj hapësire publike në mënyrë të paligjshme, IMT bëri të mundur çmontimin e këtij konstruksioni dhe kthimin e kësaj hapësire publike në funksion të banorëve.

Në kuadër të zhvillimit të projektit për ndërtimin e Pazarit të Ri, IMT ndërhyri me pastrimin e disa ndërtimeve që pengonin zhvillimin e zonës. Aksioni u zhvillua në Sheshin “Avni Rustemi”, Njësia Administrative nr. 2, ku IMT së bashku me Policinë Bashkiake kanë ndërhyrë për shembjen e disa magazinave e dyqaneve të boshatisura. Ndërkaq, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë edhe për lirimin e hapësirave pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nga IMT do të vijojë dhe njësi të tjera administrative.

Paraardhëse

Merr fund arratia, arrestohet Klodi Lesi, gjendet edhe djali 4-vjeçar

Pasardhëse

Horoskopi, 25 janar 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi, 25 janar 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Kiara tregon se çfarë bisedoi me Efin pasi doli nga Big Brother

Nga lajme4
26 March, 2023
0

U duk se pati një krisje mes miqësinë së Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo...

Shpati lidhet me modelen e njohur pas daljes nga BBV

26 March, 2023

Kush janë 5 deputetët të PD bojkotuan votimin për Bejkon si kandidat për Tiranën

26 March, 2023

Olta e thotë troç: Për Luizin kam afeksion

26 March, 2023

Njohja e tyre filloi jashtë, Luizi dhe Jori çudisin me deklaratat

26 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.