Djali i kryeministrit Rama, Greg Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e shënuara nga tërmeti me epiqendër në Durrës. Përmes një statusi në Instastory, ai ka treguar që mes personave që u ndanë nga jeta ka qenë edhe një e afërme e tij me pjesëtarët e familjes.
Sokol Balla e pyeti për statusin e ndjerë të djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili thoshte se mes viktimave ishte dhe shoqja e tij.
Ndërkohë kryeministri është përgjigjur se sot i ka të gjithë si Gregun, teksa u përlot dhe u largua pa e mbyllur fjalinë.
‘Nuk dua të flas për aspektet personale të djalit. Unë sot jam në një pozitë që ndoshta është e pamundur ta shpjegoj. Njësia ime është shumë e fortë dhe sot unë i kam të gjithë këta njerëz si Gregun’, tha Rama, duke u larguar i prekur.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post