• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Çipi-Budina, viktima të propogandës fashistoide të Rilindjes. Sot ke frikë të flasësh, se të masakrojnë

10 July, 2018
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Duke i hedhur një sy si zakonisht mediave që bëjnë propogandën e qeverisë, shikimi më mbeti tek një lajm që trajtonte si hajdutë ordinerë dy nga kineastët që po vazhdojnë betejën për të mos prishur godinën e teatrit, Kastriot Çipi dhe Robert Budina.

Të dy trajtoheshin si keqbërës të rëndomtë, që i kishin vjedhur qendrës kinematografike një sasi prej 8.8 milionë lekësh. Ajo që të binte në sy në të gjitha këto media ishte fakti se teksti ishte totalisht i njëjtë, madje disa kishin përtuar t’i ndërronin edhe fotografinë, se faksimilet e vendimeve të gjykatës ishin të skanuara nga e njëjta dorë, se ato dukej që ishin shpërndarë me regji qëndrore.

E vetma liri që secila media i kishte lënë vetes pa u këshilluar më parë për këtë, qe madhësia e gërmës së shkrimit dhe nënvizimi me “bold” ose jo i nëntitujve.

Më bëri përshtypje ky fakt sepse nuk mund ta besoja dot se ky qe kryelajmi i ditës së sotme. Vërtet më dukej e habitshme sesi në ballinat e të gjitha faqeve online, kjo qe shndërruar në temë qëndrore. Padyshim që ishte skandaloze që në të tërë titujt vendosej pa pikë skrupujsh fjala: “Vjedhës”.

Nuk do shumë mend të kuptosh se përse bëhet kjo monovër, që do të kishte ndot ta prodhonte edhe mendja diabolike e Gëbelsit. Mesazhi i saj është i qartë: Ata që akuzojnë Ramën, Kumbaron, Veliajn si hajdutë, janë vetë të tillë. Ata që bëjnë sikur duan teatrin nuk janë më shumë sesa aktorë ordinerë që duan të përfitojnë politikisht. Ata që flasin për virgjëri morale, janë zhvirgjëruar për vete me vendime gjykatash.

Kjo teknologji perverse kërkon në thelb të saj, të barazojë 8.8 milionë lekë me vjedhjen e një trualli publik, të falur pa garë e pa tender, që vlen më shumë sesa 200 milionë euro. Ajo do të shpërndajë tymnajë për të fshehur grabitjen e madhe që po ndodh në mes të qytetit. Ajo mëton të shkurajojë çdokënd që beson në ndarjen e qartë mes së mirës dhe së keqes.

Për të vërtetuar këtë, mjafton vetëm një krahasim i thjeshtë: nëse të gjitha këto media do ishin vërtet të interesuara për pasuritë publike, nuk do ta fillonin hetimin e tyre nga ato kacidhe që paska humbur qendra e kinematografisë 20 vite më parë, por do të hetonin ligjin e sapovotuar Rama- Fusha, gropat që ka ai, hapwsirat për abuzim që lë dhe dhe precedentin arbitrar që vendos.

Ato s’kanë shkruar kurrë asnjë fjalë për këtë temë, por që kur ka filluar çështja e teatrit, kanë vënë theksin vetëm tek deklaratat se godina e vjetër duhet shembur, se aktorët janë përçarë, se mbrojtja e pasurisë publike apo e trashwgimisë paskësh prapavijë partiake.

Ato janë të paragjykuara edhe për një gjë tjetër në qëllimin e tyre. Pasi nëse akti prej “Bonnie & Clyde” i çiftit Çipi- Budina do të kishte qenë një skandal me përmasa kombëtare, ato do të kishin raportuar për të që këtu e dy dekada më parë kur daton fillimi i kësaj çështjeje. Por ata e kanë rizhvarrosur sot këtë histori dhe nuk do shumë mend të kuptohet se përse.

Natyrisht, qëllimi i këtij shkrimi nuk është të mbrojë nderin e humbur të dy kineastëve. As të bëjë avokatin e tyre për një çështje për të cilën është shprehur gjykata. Por të shpjegojë kontekstin kohor kur linçimi i tyre po ndodh.

Dhe këtu është pika më e rëndë.

Sepse ky sulm, i pa principtë, i pa moralshëm dhe i korruptuar kokë e këmbë, nuk ka si qëllim vetëm arsyet e dhëna më lart, pra fashitjen e të vërtetës dhe relativizimin e krimit.

Ai ka edhe një pasojë me dëme më afatgjata. Ai tenton të tulatë edhe ata pak zëra të cilët nuk pajtohen dot me grabitjen. Pikërisht për këtë u rinxor sot në skenë çështja Çipi-Budina. Pikërisht për këtë i’u kujtuan pagat e mara ndër vite Mirush Kabashit pasi doli në protestë. Pikërisht për këtë iu përmendën teket e rrëkëllyera në oraret e punës për njerëzit e zakonshëm, Bujar Asqeriut, pasi me pathosin e tij vuri gishtin drejt e mbi plagë. Sepse për të gjithë, qëllimi është i njëjtë: të pushojmë me ç’do mënyrë ata që janë kundër vjedhjes.

Që kur disa nga ikonat e kësaj proteste, Ndrenika, Dërhemi, Basha, Trebicka, u detyruan të lëpinin mbi atë që kishin pështyrë, thashethemnaja që i përshtatet në mënyrë simpliste psikologjisë së momentit, ku paraja është mbret, përhapi versionin e shitjes së tyre tek ndërtuesit e kullave. Por askush, deri më tani, askush, nuk ka parë edhe hipotezën tjetër. Një lloj neverie, mungese force, dekurajimi, për të luftuar me armët e pista të propogandës së Rilindjes. Sepse asnjë njeri normal nuk do t’a kishte me qef të shndërrohej në targetin e një tabori mediash të pushtetit, siç i ndodhi sot Çipit dhe Budinës. Sepse jo çdokush e ka brenda vetes fibrën e “heroit” për t’a parë se si i dalin në pazar, rrobat e palara të shtëpisë. Sepse shumica ka drojë të vetësakrifikohet për të mbrojtur trashëgiminë dhe pronën publike.

Ky është efekti vrastar i metodave fashistoide që Rilindja përdor kundër të gjithë atyre që tentojnë t’i thonë ndal makutërisë së saj të pakufishme. Por, për këtë fajtorë nuk janë vetëm Rama, Veliaj, Fusha e me radhë, që tregojnë të njëjtin zell, si për të grabitur, po ashtu edhe për t’a fshehur atë. Fatkeqësisht, fajtorë janë edhe një pjesë e kolegëve tanë, që në emër të atyre pak thërrimeve që u pikojnë, janë bërë autoparlantë të kësaj gënjeshtre të madhe.

Paraardhëse

E padëgjuar, vajza e braktis të dashurin pasi kuptoi se makina luksoze e tij ‘Porsche’ ishte kopje kineze (FOTO)

Pasardhëse

Duhej të paguanin 2000 euro për të ndikuar te gjykatësi, në pranga polici dhe avokati

Pasardhëse

Duhej të paguanin 2000 euro për të ndikuar te gjykatësi, në pranga polici dhe avokati

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.