Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari janë bindur të zbresin nga vinçi pas 2 orësh. Mësohet se kërkesës së tyre për t’u takuar me Erion Veliajn dhe ministren Lindita Nikolla i janë përgjigjur institucionet respektive. Çifti ka kërkuar takim me drejtues të lartë të shtetit, pasi nuk kanë marrë këstet e kompensimit si ish të përndjekur politkë.
Krahas policisë dhe zjarrfikësve, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm një këshilltare e MAS dhe një zyrtar i Bashkisë Tiranë.
Ndërkohë, mediat raportuan më herët se çifti ka probleme ekonomike dhe janë ish të përndjekur politikë. Disa ditë më parë ata denoncuan në media gjendjen e tyre dhe pamundësinë për të rritur fëmijët.
Diskutime rreth kësaj post