Tanimë çdo gjë është zyrtare, Arbana Osmani është e pandarë nga i dashuri i saj Eduart Grishaj. Moderatorja duket se është përfshirë me të gjitha forcat në promovimin e librit të saj më të ri.
Pritet që së shpejti Osmani të jetë në faqen e parë të kopertinës së një reviste, për ketë fakt i është dashur të qëndroj jashtë deri në orët e vona të darkës duke bërë foto.
Fotot për revistën janë bërë nga i dashuri i saj, regjisori Eduart Grishaj, i cili përkujdeset për çdo dalje të saj publike. Ata të dy kanë postuar një foto teksa janë kokë më kokë duke parë pozat e shkrepura.
Por çifti duket se është i pandarë! Edhe sot ata kanë postuar një foto duke pirë kafen e mëngjesit së bashku.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post