Ditën e sotme janë shtyrë disa senaca të rëndësishme gjyqësore, u shty seanca për ish kryeprokurorin, Adriatik Llalla, për kryetarin e Partisë Demokratike, si dhe për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për shkak të situatës së krijuar prej Covid-19.
Bëhet me dije se seanca për Tahirin do të mbahet më 28 prill. Gjykata e Apelit e kishte caktuar seancën e rradhës për ish-ministrin ditën e sotme dhe u bë me dije se do të zhvillohej pa media dhe publik.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.
Diskutime rreth kësaj post