Gazetari Bledian Koka ka dalë me një paralajmërim të fortë për Kuvendin Kombëtar të PD-së që pritet të mbahet sëshpejti. I ftuar në emisionin ‘Spotlight’ Koka u shpreh se në Kongres do të flasin njerëz që do të shpalosen më shumë seç kanë bërë më herët.
Sipas tij, mbetet për t’u dëgjuar fjala e Berishës, për të parë deri ku do të shkojë.
Bledian Koka: Unë mendoj që në atë Kuvend do thuhen ca fjalë. Ca njerëz do shpalosen shumë më shumë seç janë shpalosur në këto momente. Duke i dhënë jetë një debati në Partinë Demokratike që deri më sot, mendoj që i ka munguar, sidomos pas 2017-ës.
Alban Dudushi: Kush janë këta njerëz?
Bledian Koka: Të gjithë ata njerëz, të cilët deri më sot nuk e kanë thënë saç duhet fjalën e tyre. Dhe mendoj që imprimisin që mbetet për tu parë se si do e artikulojë është z.Berisha.
Alban Dudushi: Berisha në Kuvend mund të bëjë lajm po thua?
Bledian Koka: Mendoj se është për tu dëgjuar. Se si, se qysh, se deri në çfarë mase e sa e rëndësishme është kjo për partinë… Ka nevojë, që sot më shumë se kurrë, disa gjëra që nuk janë thënë siç duhet, të thuhen dhe kjo do i shërbejë. Dhe prandaj jam shumë kurioz ta ndjek Kongresin e Partisë Demokratike deri në fund po pa e ditur tamam se deri ku shkon dhe çfarë do prodhojë deri në fund fare.
Diskutime rreth kësaj post