Pritet që të shpallet zyrtarisht fitues i kreut të Partisë Demokratike. Me anë të një deklarate anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha ka hedhur dyshime se Lulzim Basha mund të mos vijojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike, përgjatë katër viteve të ardhshme.
Nga studio e report tv, Indrit Hoxha nuk përjashtoi mundësinë e largimit të Bashës nga PD, ndërsa theksoi se deklarata e ish-kryeministri Sali Berisha i ka “trazuar ujërat” brenda partisë.
“A do jetë Basha në krye të PD-së, edhe për katër vitet e ardhshme? Këtë duhet tia lëmë kohës. Por, deklarata e liderit historik, Sali Berisha, ka trazuar shumë ujëra brenda PD. Sepse për herë të parë në tetë vite, Berisha artikuloi rikthimin e tij në PD. Ai tha nuk i vë më frena vetes edhe për t’u rikthyer në PD.
Por, ajo që më intereson mua është bashkimi I Partisë Demokratike.” – tha Indrit Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post