Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka publikuar në “Facebook” një deklaratë të Këshillit të Evropës. Teksa publikon deklaratën, Kreu i Shtetit shkruan se ky është një “angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”.
Deklarata e plotë e Këshillit të Evropës:
Komiteti i Ministrave ka rënë dakord sot për një listë me disa pika, që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve të ndjekin praktikat demokratike. Lista e kontrollit, e përpiluar nga Komisioni i Venecias, u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në vendet e tyre
Kjo nismë pason paralajmërimin e Komisionit të Venecias, i bërë publik nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në raportin e vitit 2016, ku thuhej se disa qeveri për të fituar pushtetin në zgjedhje, po përpiqen të çmontojnë masat mbrojtëse demokratike, duke nxitur përmes ligjeve pa debat të mirëfilltë politik largimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të pavarur. Lista kontrolluese thekson se demokracia është më shumë shumica qeverisëse dhe se shumica dhe opozita parlamentare kanë përgjegjësi të mbajnë praktikat demokratike efektive.
Diskutime rreth kësaj post