Gjatë orëve të paradites një e moshuar dhe një djalë i ri të dyshuar si të prekur me koronavirus mbërritën në spitalin Infektiv.
Ndërkohë rreth orës 14:20 minuta 2 persona të tjerë, me simptoma të koronavirusit kanë mbërritur me ambulancë tek Infektivi. Në këtë spital po marrin trajtim 57 persona, 2 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.
Spitali Infektiv është vendosur si spital Covid 1 ku trajtohen vetëm personat e infektuar me koronavirus.
Zyrtarisht janë konfirmuar 123 persona të infektuar nga Covid-19 ku 5 prej tyre kanë humbur jetën.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post