Ora 7 e mëngjesit të sotëm, shënoi hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Një tjetër incident ka ndodhur ditën e sotme në një qendër votimi. Pas rastit të denoncuar nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Vlorë, Artird Hoxha ku një qytetar ka fotografuar votën, një tjetër person gjithashtu është konstatuar që ka fotografuar votën. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Industriale në Vlorë, ku komisionerët e kanë mbajtur në procesverbal.
Diskutime rreth kësaj post