Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar për votimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Spahiu thekson se nuk e kupton këtë qëndrim të opozitës, në një kohë që BE dhe SHBA janë shprehur pro votimit të kësaj të hëne.
“BE dhe Amerika sapo mbështetën zyrtarisht votimin e Gjykatës Kushtetuese!
– PD dhe Monika sapo e quajtën votimin si grusht shteti!
– A mund të ma sqaroni çfarë po ndodh në Tiranë, sepse unë si jurist nuk po kuptoj asgjë?!”, shkruan Spahiu
SHBA dhe BE e kanë përshëndetur votimin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ndërsa PD dhe LSI e kanë sulmuar fort atë. Sipas tyre, Kuvendi ka shkelur Kushtetutën dhe i ka hequr të drejtën Ilir Metës për të zgjedhur një anëtar.
Diskutime rreth kësaj post