Tani që vendi është hapur dhe i është kthyer normalitetit pas koronavirusit, në Kinë është kthyer sërish smogu, me makinat që lëvizin apo fabrika që punojnë më shumë duke nxituar të rrisin prodhimin.
‘Deçanherald’ rapoton se sipas organizatës joqeveritare ‘Greenpeace’, ndotja e ajrit në Kinë është rikthyer në të njëjtin nivel që ishte përpara pandemisë së koronavirusit.
Madje në disa matje, gjatë muajit prill, për cilësinë e ajrit, vihet re se shifrat e ndotjes janë pak më të larta se të njëjtën periudhë një vit më parë.
Tanimë qytetarët e Pekinit detyrohen të vendosin sërish maksa, por ktë herë për shkak të smogut dhe jo virusit.
Diskutime rreth kësaj post