Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në orët e pasdites u zhvillua një tjetër takim i grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Në këtë mbledhje deputeti Korab Lita paraqiti propozimin e opozitës parlamentare. Drafti i paraqitur nga Partia Socialiste ashtu sikurse propozimet e opozitës parlamentare do t’i përcillen për shqyrtim Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Gjatë mëngjesit të ditës së sotme, është zhvilluar mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Diskutime rreth kësaj post