Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria do t’i adresojë të gjitha pro.blemet me të cilat përballen qytetarët, por fillimisht ka theksuar se duhet të përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve, që është zgjedhja e presidentit të vendit.
“Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do të zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konsituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje,” tha Kurti.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët ngritën çështjen e menaxhimit të pa.ndem.isë dhe mundësinë e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kurti tha se pr.obl.emet e trashëguara ndër vite nuk mund të zgjidhen brenda javësh.
“Jo bardhë ose zi tash, ne duam që të përgatitemi për liberalizim (të tregut të energjisë), jo të hymë pa u përgatitur se mandej përfundojmë në mjerim qysh na keni sjellë deri këtu. Ne duam të përgatitemi, po liberalizim, çështja është kur, dhe këtu konsiston vendimi politik dhe politika qeveritare. Sa i përket gjendjes së rë.ndë të pa.ndem.isë. Unë pajtohem me juve që është e rë.ndë, mirëpo me datën 3 qershor të vitit të kaluar kur unë kam dalë nga zyra e kryeministrit, kanë qenë 30 të vde.kur dhe tre herë e gjysmë të shëruar sesa raste aktive. Me datën 24 maj të vitit të kaluar asnjë të inf/ektuar, pse, sepse qasja jonë ka qenë mbyllje fillestare dhe hapje graduale, në mënyrë që të jemi në gjendje që t’i gjurmojmë rastet e infe.ksionit dhe kemi pasur sukses, mirëpo kur ndërron qeveria, ndërron qasja, ndërron strategjia e pastaj edhe pasojat shkaktohen”, tha Kurti.
Diskutime rreth kësaj post