Pas ndarjes së bujshme nga babai i vajës së saj, Rudina Dembacaj është kthyer në qendër të vëmendjen mediatike. Si fillim ajo u komentua për divorcin nga babai i vajzës së saj, Aleksi dhe më pas për lidhjen e re me Mark Frrokun.
Në fillim të këtij viti, aktorja bëri zyrtare lidhjen e re me ish-deputetin dhe komentuesit nuk e pritën shumë mirë. Për këtë arsye ajo bllokoi komentet në foto, megjithatë së fundmi i ka lënë sërish të lirë ndjekësit të japin mendimin e tyre.
Dikush i ka komentuar në një foto fjalë që Rudina nuk i ka lënë pa një përgjigje.
“Se çfarë ka pëlqyer ai Aleksi tek ty mi goc dhe Mark Frroku nji Zot e di. Nuk paragjykoj njeri për divorc por të paktën mos të marrin në qafë fëmijë të vegjël” i ka shkruar një komentuese Rudinës.
Menjëherë ka reaguar edhe aktorja e cila e ka kaluar me shaka këtë situatë.
“Eeeeh mi motër! Nuk ta shpjegoj dot”.
Përveç Aleksit dhe Markut, Rudina ka qenë e fejuar edhe me Eduart Grishajn, partnerin aktual të Arbana Osmanit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post