Largimi i aktorit Rezart Veleshnja nga spektakli ‘Shiko kush Luan’ shkaktoi mjaft zhurmë. Fillimisht në rrjet u tha se ai ishte larguar pas një sherri me Luanën, mirëpo aktori i hodhi poshtë këto lajme.
I ftuar në “Wake up”, Rezarti rrëfeu se nuk është larguar, por ka qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe me disa punë private. Po ashtu, ai tha se me Luanën ka një marrëdhënie shumë të mirë.
Pas gjithë kësaj situate, Rezarti është shfaqur sërish ditën e djeshme në provat e “Shiko kush luan”. Në disa video të publikuara në Instastory, aktori shihet i maskuar, ndërkohë që këndon dhe i bie kitarës.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post