Një grup deputetësh nga mazhoranca i kanë dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi një kërkesë për ngritjen e një komisioni të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Martyt.
Sipas socialistëve, ky komision do të synojë mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit.
Ky komision do të ketë për qëllim hetimin e krimeve në disa zona të veriut të Shqipërisë, të quajtura burgje të UÇK-së, thuhet ndër të tjera në kërkesën që në krye mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla dhe 17 deputetëve të tjerë.
Sipas kërkesës, në fund të punës së këtij Komisioni, Parlamenti shqiptar duhet të hartojë një projekt-rezolutë lidhur me çështjet e mësipërme.
Diskutime rreth kësaj post