Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin Adriatik Alimadhin.
“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.
Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja.
Ruçi ka vijuar duke i thënë Alimadhit: O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.
Seanca është ndërprerë dhe pritet të rinisë në orën 12:45.
Diskutime rreth kësaj post