Dy vëllezërit, Romeo dhe Donaldi Veshaj kanë nisur program të ri, të titulluar “Binjakët”. Dyshja shoqëroheshin nga moderatorja Einxhel Shkira, mirëpo përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se është larguar nga ky spektakël.
Einxhel nuk i ka zbuluar arsyet e këtij vendimi, por është shprehur se po punon me gjëra të tjera.
“Për arsye të ndryshme, duke filluar që nga sonte nuk do të jem pjesë e show-t Binjakët. Zoti ka arsye për të gjitha gjërat që na ndodhin, kështu që ne duhet t’i besojmë rrugës që ai ka planifikuar për ne. Një projekt i ri po vjen. Mezi pres ta ndaj me ju!”, ka shkruar moderatorja.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post