Partia Agrare Ambientaliste ka dalë me një deklaratë për mediat ku i kërkon kryeministrit Edi Rama,të angazhohet me përgjegjshmëri maksimale për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri.
PPA thekson se Rama duhet të ndërpresë urgjent pushimet e tij dhe të deputetëve, të thirrë urgjent Kuvendin dhe të miratojë mundësisht brenda javës tjetër, legjislacionin që i hap rrugën zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe me konkurentë alternativë.
“Z. Rama duhet të kërkojë fillimin që “dje” të punës së Këshillit Politik për zgjidhjen gjithë-përfshirëse për implementimin në ndryshimet e legjislacionit për zgjedhjet në Shqipëri, të marrëveshjes së 5 Qershorit 2020.
Rama duhet të garantojë liritë politike të opozitë dhe liritë demokratike dhe ekonomike të shqiptarëve, të dëmtuara dhe të kërcënuara në Shqipëri nga modeli i tij autokratik, nga korrupsioni epidemik dhe nga kapja e shtetit.
Rama duhet të kërkojë thirrjen urgjente të Kuvendit pa u shqetësuar për ndërprerjen e pushimeve të tij dhe deputetëve të Kuvendit dhe të miratojë mundësisht brenda javës tjetër, legjislacionin që i hap rrugën zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe me konkurentë alternativë.
Rama duhet të vërtetojë ndarjen përfundimtare nga vjedhja e votave dhe djemtë elektoralë problematik.
Eleminimi i çdo vonese për çeljen e negociatave është prioritet kombëtar i shqiptarëve.
Inspirimi europian është në zemër të protestuesve në Bjellorusi dhe në çdo vend që qeveriset nga lider autotarian.
PAA vlerëson se vetëm i inspiruar nga standartet e demokracive funksionale jo ai nga model autotarian të preferuara publikisht prej tij, Rama mund të fitojë qoftë edhe përkohësisht kredibilitetin minimal por të domosdoshëm për tu angazhuar për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.” – ka shkruar Duka.
Diskutime rreth kësaj post