Armina Mevlani, bloggerja e njohur është mjaft aktive në rrjtete sociale ku tregon detaje nga jeta e saj, por kohët e fundit kemi vënë re që nuk ka postuar më foto apo momente me partnerin, Shkëlzen Berisha.
Kjo gjë ju ka rënë në sy ndjekësve të Arminës, që janë interesuar se si po shkon marrëdhënia e saj me Shkëlzenin. Ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale dhe dikush e ka pyetur nëse kalon akoma shumë kohë me Shkëlzenin si më parë.
“Sa kohë kalon me Shkëlzenin se duket që jeni të distancuar diçka?“.
Përgjigja e Arminës nuk ka munguar dhe ajo ka treguar se si qëndron e vërteta.
“Jo aspak. Kaloj shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë”, – është përgjigjur Mevlani.
Ndërsa një tjetër e ka pyetur se cilat janë tiparet që vlerëson më shumë tek partneri i saj.
“Më pëlqen fakti që asnjëherë nuk mërzitemi së bashku. Kemi gjithmonë biseda për të bërë, ai do familjen, kafshët, natyrën dhe më pëlqen që është aq i zgjuar, i kulturuar dhe i dashur”, – ka treguar Armina.
Kujtojmë se Armina dhe Shkëlzeni kanë shumë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe në vitin 2018-të e kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë.
Diskutime rreth kësaj post