Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe rezistencave nga aktivistët dhe qytetarët, ka reaguar dhe kryebashkiaku Eroon Veliaj.
Dhe pse qëndroi i heshtur deri më tani, ai ka dhënë një mesazh duke u shprehur se Tirana do akoma shumë punë për të shkëlqyer.
Fjala e Veliaj:
“E filluam këtë diskutim kur propozuam një Teatër të ri dhe pati një diskutim shumë të gjatë. Kemi diskutuar me të gjithë edhe me ato që kanë qenë kundër gjithçkaje dhe që janë një pakicë.
Dua ti shtrij dorën kujtdo që nuk ishte dakord me ne. Nuk mund të vazhdohet të shkohet me batanije në dimër dhe me peshqir në dorë, prandaj duam një teatër të ri. Dua t’ja shtrij dorën kujtdo që për një arsye ose tjetër është me zemër të thyer. Nuk është kështu. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët. Detyra e bashkisë është që të vendosë mbi faktet. Në momentin që ky vendim është marrë ka ardhur koha që të shkojë përtej kësaj dite. Të mos lëmë partitë që të na përçajnë. Partitë politike fërkojnë duart kur shikojmë se si ne përçahemi. Çfarë iku, iku, ka ardhur koha që të jemi bashkë’, u shpreh Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post