Ish-deputeti i LSI-së Nasip Naço ka konfirmuar ditën e sotme largimin nga LSI dhe bashkimin me Partinë Socialiste, duke deklaruar se do të jetë në krah të së majtës progresiste.
Por me sa duket ky kalim nuk ka qenë i papritur dhe vetë kryeministri Edi Rama duket se ka qenë i përfshirë në lëvizjen e tij duke e ftuar t’i bashkohet për një gotë verë apo për raki Skrapari.
Në videon Rama i shoqëruar nga ish-ministri tjetër i LSI-së, Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri në një restorant duke i dërguar mesazhin ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për t’iu bashkuar.
Por si qëndron e vërteta? Lefter Koka mohoi të ishte ndërmjetësi, ndërsa për videon e publikuar në rrjetet sociale tha se është bërë në fund të sezonit veror.
Pjesë nga intervista e Lefter Kokës për ABC
A ka mundësi të më jepni një opinion për lëvizjen e zotit Naço nga LSI-ja te PS-ja, e gjeti kurajën më në fund?
Jam njohur sot nga mediat, sigurisht jam i befasuar. Di që këto kohët e fundit ka qenë caktuar në Durrës më pas në Berat. Kam më shumë se dy vjet që nuk jam pjesë e LSI-së.
Ju keni pasur kontakte me Naçon këto kohë, cilat ishin pakënaqësitë e tij?
Sigurisht është edhe për të qeshur me atë video që qarkulloi sot, është e bërë në fund të sezonit verior, ka qenë një komunikim mes miqsh.
Por ka pasur një ofertë të qartë nga Rama, a keni lobuar ju që ai të largohet nga LSI?
Unë nuk besoj se as Naço dhe as unë nuk e kemi as moshën, dhe kemi eksperiencën të mos influencojmë te njëri tjetri për vendimet. Kam bërë një bisedë të sinqertë mes miqsh më parë kur u caktua në Durrës dhe sikur funksionon, i kemi thënë njëri tjetrit që në cdo rast të komunikojmë me njëri tjetrin nëse do të kishte keqinterpretime dhe ishte komunikim mes miqsh.
Diskutime rreth kësaj post