Deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar në Kuvend se e ka të pamundur ta besoje faktin se muzika në lokale e daullexhinjeve që kanë dalë në protestë e përhap më shumë koronavirusin.
“Akti normativ i prezantuar nga ministrja e Shëndetësisë është akt normativ kujdestar që shqiptarët duhet të mbajnë maska. Zonja Manastirliu ka kohë që bota është lëmsh që në dhjetor, dhe unë nuk besoj shumë në doktorë, profesorë imagjinarë që thonë herë mbani dorashka, njëherë dorashka dhe maska bashkë, njëherë maska, një herë thotë e hëna e marta kujdes pastaj kismet, është një gjë që unë nuk e marr shumë për bazë pasi kjo është një gjë globale. Ne si popull kemi peshën e mizës dhe mos na flisni sikur kemi rolin e elefantit, mos na flisni për rëndësinë e vaksinës, se a ngjallet me vaksinë apo jo, a vdesin apo jo njerëz nga kjo unë nuk e di, por duhet të jemi në sinkron me të gjithë ndërkombëtarët.
Maskat për politikanët shqiptarët i kanë parë prej 30 vitesh, për qytetarët ja ke thënë shërbimit urban, keni nxjerr një urdhër që nuk është në përputhje me realitetin, keni lejuar 70 % të kapacitete që thuajse i bie plot. E gjithë BE dhe të gjithë vendet e rajonet jua subvecionon shërbimin publik në autobuzë tane kemi vetëm për 20 veta për këtë flamë”, – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post