• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Çfarë është murtaja bubonike dhe çfarë nënkupton në të vërtetë një alarm i nivelit 3, i lëshuar nga Kina?

8 July, 2020
në Botë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një rast i murtajës bubonike është konfirmuar ndërsa një tjetër është duke u hetuar në Mongolinë e Brendshme, rajon autonom në Kinën veriore.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një rast i konfirmuar – një bari nga Bayannur – është në një gjendje të qëndrueshme në spital.

Gjithashtu, një 15-vjeçar me ethe gjithashtu frikësohet se kishte kontraktuar sëmundjen pasi ra në kontakt me një lloj ketri që ishte vrarë nga një qen.

Ndryshe, në shekullin XIV murtaja bubonike – e njohur atëherë si “Vdekja e Zezë” – u përhap nëpër Evropë dhe vrau 50 milionë njerëz dhe ishte pandemia më fatale e regjistruar në historinë njerëzore.

Sot është shumë e rrallë – me vetëm 3,248 raste të raportuara në të gjithë botën ndërmjet 2010 dhe 2015 – dhe është e shërueshme.

Çfarë është murtaja bubonike?

Murtaja bubonike është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri i quajtur Yersinia pestis që jeton kryesisht në brejtës dhe pleshta.

Njerëzit mund ta kapin atë duke prekur kafshët e infektuara (zakonisht minjtë), duke u kafshuar nga pleshtat e infektuar ose duke thithur pikat e frymëmarrjes nga një kafshë e infektuar.

Ndërkohë thuhet se transmetimi nga njeriu në njeri i murtajës bubonike është shumë i rrallë.

Simptomat zakonisht fillojnë të shfaqen midis dy dhe gjashtë ditë pasi një person është i infektuar.

Murtaja bubonike mund të shkaktojë nyje limfatike të fryra, të vjella, ethe, plagë të hapura, gjakderdhje dhe lodhje – mund të ndikojë në mushkëri, duke shkaktuar pneumoni, dhe nëse futet në rrjedhën e gjakut mund të shkaktojë sepsë dhe dështim të shumëfishtë të organeve.

Nëse lihet pa trajtuar, murtaja bubonike do të vrasë deri në 60% të njerëzve që infekton, zakonisht brenda dhjetë ditësh, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Por për fat të mirë, tani mund të trajtohet me një numër antibiotikësh dhe sot, shkalla e vdekshmërisë për sëmundjen bubonike është rreth 10 për qind.

Çfarë do të thotë një paralajmërim i Nivelit 3?

Në përgjigje të rastit të konfirmuar të murtajës bubonike në Kinë, autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit 3 për parandalimin e murtajës.

Kjo është një masë e shëndetit publik dhe do të mbetet në vend për pjesën tjetër të vitit.

Një paralajmërim i nivelit 3 “ndalon gjuetinë dhe ngrënien e kafshëve që mund të mbartin sëmundjen dhe i kërkon publikut të raportojë çdo rast të dyshuar të murtajës ose etheve pa shkaqe të qarta, dhe të raportojë ndonjë për ndonjë lloj ketri të tillë të sëmurë ose të ngordhur”.

Ndryshe, është alarmi i dytë më i ulët për një sistem me katër nivele.

Paraardhëse

Rama iu dha urdhër socialistëve për mbledhjen e 800 mijë votave në zgjedhjet elektorale, reagon ‘flakë për flakë’ PD

Pasardhëse

Turistët që nuk duan hotel! Të ardhur nga Çekia ngrenë kampet në pyjet e Llogorasë (VIDEO)

Pasardhëse

Turistët që nuk duan hotel! Të ardhur nga Çekia ngrenë kampet në pyjet e Llogorasë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.