• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë do të ndodhë me Berishën pasi t’i hiqet imuniteti? Ish-kreu i KQZ sqaron procedurat: Mund të garojë në zgjedhje edhe nga arresti shtëpiak

20 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
78
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume ka komentuar procedurat për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha për t’i hapur rrugën arrestimit të tij.

Për News24, Kume u shpreh se mandati i deputetit që ka Berisha nuk do të preket deri në momentin që mund të ketë një vendim të formës së prerë nga drejtësia ndaj ish-kreut të qeverisë për akuzën që rëndon ndaj tij.

Sa i përket mundësisë që Berisha të vendosë selinë blu si adresa e tij e banimit, Kume theksoi se kjo është e mundur, por gjithsesi gjykata do të vendosë përfaqësues të rendit dhe do të limitojë vizitorët për ish-kryeministrin.

Sakaq, ai shtoi se nëse do të ndodhë që Berisha të mbetet në arrest shtëpie deri në zgjedhjet e 2025-ës, atëherë ai ka të drejtë të plotë të garojë dhe të futet në listën e kandidatëve.

“Për mandatin e Berishës nuk pres të ndodhë gjë për sa kohë që nuk do të ketë një vendim të formës së prerë për akuzën që rëndon ndaj tij. Berisha do ta ketë mandatin e deputetit deri sa të merret një vendim i formës së prerë.

Nëse i hiqet mandati ai do të zëvendësohet me një nga emrat e listës së PD për qarkun e Tiranës.

Sa i përket arrestit të shtëpisë, në të gjitha rastet ndalimi në shtëpi ose në zyrën e kthyer në shtëpi, mbrapa ka përfaqësues të rendit që nuk lejojnë të dalësh dhe të hyjnë të tjerët tek ty.

Mbetet për t’u gjykuar nëse do t’i lejohet komunikimi përmes mediave ose në forma të ngjashme. Kur bëhet fjalë për një njeri si Berisha do duhet të ndërhyhet për t’u standardizuar ky veprim.

Supozojmë se procesi ndaj Berishës nuk përfundon deri në zgjedhjet e 2025-ës. Berisha në këtë situatë ka të drejtë të plotë të garojë dhe të futet në listën e kandidatëve edhe nëse është në arrest shtëpie. E drejta për të garuar varet vetëm nga vendimi i formës së prerë që do merret ndaj tij”, u shpreh ai.

Paraardhëse

Rama: Policët do pajisen me kartë për të blerë ushqimet më lirë, paga e ushtarakëve do të vijojë të rritet

Pasardhëse

Më i shtrenjti ndonjëherë, fustani i princeshë Dianës shitet me çmimin marramendës

Pasardhëse

Më i shtrenjti ndonjëherë, fustani i princeshë Dianës shitet me çmimin marramendës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.