Avokati Ylli Manjani ka shprehur indinjatën mbi mënyrën se si po trajtohet situata polikë në vend. Manjani në analizën e tij vendos dy objektiva që PD dhe opozita duhet të vendosin që të vijnë në pushtet.
“Opozita, me apo pa koalicion zgjedhor, duhet të sigurojë të total të paktën 800 000 vota. Përndryshe nuk ka rrotacion. PD dhe Lulzim Bashën, nëse nuk e votojnë të paktën 600 000 votues (599 999 nuk mjaftojnë) nuk kanë gjë në terezi. Të meritosh kandidimin për Kryeministër duhet mbështetja e minimunit prej 600 000 shqiptarësh”, shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit:
“Të premten njerëzit gdhihen masivisht të helmuar mga emisionet politike të së enjtes.
Personalisht kam vite që nuk shoh asnjë debat politik. Higjena mendore është me shumë rëndësi.
Nejse, kjo e premte ka shtuar shumë pyetjet ça do ndodhë me 25 Prill…!
Pjesë e problemit është që propagandës deri në idiotësira së qeverisë, opozita nuk i përgjigjet me objektiva por me vjersha të tipit “ky ka mbaru”..
Atëherë le ti vendosim ca objektiva ne vetë që të merremi vesh.
1. PD dhe Lulzim Bashën, nëse nuk e votojnë të paktën 600 000 votues (599 999 nuk mjaftojnë) nuk kanë gjë në terezi. Të meritosh kandidimin për Kryeministër duhet mbështetja e minimunit prej 600 000 shqiptarësh.
2. Opozita, me apo pa koalicion zgjedhor, duhet të sigurojë të total të paktën 800 000 vota. Përndryshe nuk ka rrotacion, por thjesht rrotullim në vend.
Këto janë objektiva për t’u arritur nga opozita, që nuk arrihen me vjersha, as me letra drejtuar Damianit, as në FB, por në kontakt me njerëzit.
Me thënë të drejtën Rama e ka shpallur herët objektivin e tij. Do 800 000 vota për mandatin e tij të tretë.
Ja kaq është puna! Kjo i sqaron të gjitha pikëpyetjet që kanë shumë njerëz ditën e premte, pas helmit të emisioneve politike të së enjtes mbrëma.
Kush i arrin objektivat merr pushtetin.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post