Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka folur për fazën e fundit të reformës zgjedhore dhe qëndrimin e opozitës rreth amendamenteve të propozuara nga Partia Socialiste.
Vasili këmbënguli se opozita është parimore dhe e vendosur t’i shkojë deri në fund respektimit, siç tha ai, të marrëveshjeve të arritura më parë në Këshillin Poltiik, kjo me synimin për të përmbushur pritshmëritë e ndërkombëtarëve për arritjen e një reforme konsensuale dhe gjithpërfshirëse.
Përballë pyetjes pse, Vasili u shpreh ashpër se kjo do të ishte e rëndë për fatet e integrimit të vendit.
“Më 1 tetor PS mbyll përfundimisht dyert e Evropës, merr përgjegjësinë më të rëndë të këtyre 30 viteve, sepse nuk ka ndodhur kurrë të kemi reformë jokonsensuale, Rilindja bie në konflikt ballazi me qytetarët pasi lufton të rrëmbejë rregullat e lojës dhe të bëjë rregulla për vete, ndërkohë që konsensualiteti janë aty të palëkundura”, u shpreh Vasili duke shtuar se socialistët kanë frikë nga përballja në zgjedhje të rregullta.
Diskutime rreth kësaj post