Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit të figurave në PD, që nxorën në listën e pritjes 13-ish deputetë të kësaj force politike.
“Mendoj se komunikimi ynë për këtë çështje ka qenë shumë i qartë, më vjen mirë që ka kaq shumë interes nga mediat për këtë çështje. Ndryshimi ka nisur nga brenda shtëpisë, sonë dhe është mendësia me të cilën do qeverisim. Raporti i Komisionit do shqyrtohet në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, dua t’i falenderoj anëtarët e Komisionit për punën voluminoze, anëtarësia ka folur, dhe sipas statutit do merren vendimet përfundimtare.”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post