Italia dhe Spanja dy vendet më të goditura nga pandemia Covid-19, por tashmë me bilancin ditor mjaftë të lartë prej javësh tashmë Britania e Madhe ka kaluar regjistruar mbi 33 mijë viktima që prej fillimit të shpërthimit të virusit.
Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se Britania e Madhe po përjeton temperatura më të larta se Maroku, shkruan The Sun. Media britanike shkruan se termometri ka shënuar mbi 30 gradë Celsius duke bërë që vendi të përjetojë majin më të nxehtë në 176 vitet e fundit.
Kjo rritje temperaturash sipas ekspertëve mund të ndihmojë në largimin e koronavirusit, pasi deri më tani Britania ka shënuar shifra tragjike të viktimave nga virusi.
E hëna shënon ditën e parë të verës dhe moti i thatë e me diell ka pushtuar pjesën më të madhe të vendit. Më tej TheSun shkruan se ditët më të nxehtë të vitit pritet të mbërrijnë këtë javë, pasi e marta parashikohet se do të ketë temperatura më të larta se 30 gradë celsius.
“Ka shumë gjasë që këto temperatura të kemi nga e marta ose e mërkura në Anglinë jugore, por edhe në Veri mund të shënohen 26 gradë Celsius, cka e bën më të nxehtë sesa Essaouira e Marokut ku termometri shënon 23 gradë.” – është shprehur metereologu Aidan McGivern.
Por pjesa e dytë e javës pritet të ketë mot të ftohtë e me temperatura që do të ulen deri në 15 gradë Celsius. Ndërsa në Skoci mendohet se do të bjerë edhe borë. Por pas kësaj vale të papritur të ftohti, temperaturat e larta do të rikthehen sërish disa ditë më vonë./TheSun
Diskutime rreth kësaj post