Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë konferencës që mbajti sot për mediat u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me shumicën e re.
Meta tha se po pret vendimin për ankimimin e zgjedhjeve dhe shtoi se është gati për të vendosur marrëdhëniet me institucionet dhe qeverinë e re.
I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Gjykata Kushtetuese do ta shkarkojë, Meta tha se duhet durim dhe qetësi, pasi do të jetë aty deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm.
Ilir Meta: Kini durim deri në datën 24 korrik të vitit të ardhshëm do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Këto kohë jo në mënyrë intensive se do i lemë kohë të përfundojë procesi zgjedhor i ankim dhe vëmendjen ta marrë ky proces. Pastaj me fillimin e sezonit të ri do të jemi shumë aktivë këtu. Të jeni shumë të qetë.
Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër Presidentit, por është një gjë tepër e qartë që gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet.
Diskutime rreth kësaj post