• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Çfarë dihet për tunelin nëntokësor në Podgoricë?

16 September, 2023
në Botë, Lajme
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E vetmja gjetje konkrete e hetimeve për tunelin nëntokësor që u hap në gusht mes bodrumit të një ndërtese banimi dhe Gjykatës së Lartë në qendër të Podgoricës, është se nga depoja e gjykatës janë zhdukur 19 armë.

Identiteti i gjashtë personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në gërmimin e tunelit ende është duke u hetuar dhe mësohet se është gjetur furgoni që ata përdorën. Zyrtarisht ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Ekzistenca e tunelit u zbulua më 11 shtator dhe tri ditë më vonë, Prokuroria Themelore filloi seancat dëgjimore të personave që mund të kishin informacione për bastisjen e depos, e cila u arrit përmes tunelit të gërmuar.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shkelje serioze të sigurisë. Në afërsi të tunelit ndodhet selia e Qeverisë, Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, duke shikuar tunelin e ndërtuar fshehurazi që të çon në depon e Gjykatës së Lartë, 13 shtator 2023.

Karakteristikat e tunelit

Tuneli nëntokësor është rreth 30 metra i gjatë dhe rreth një metër i gjerë dhe po aq i lartë. Ai lidh bodrumin e ndërtesës së banimit, në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës me depon e Gjykatës së Lartë, midis së cilës ndodhet një rrugë.

Muret e tunelit janë të veshura me dërrasa, për të parandaluar shembjen e dheut dhe gurit. Lidhur me dheun, Velko Vasileviç, ekspert gjyqësor në fushën e ndërtimit, tha se ai ishte i butë, gjë që e bëri më të lehtë gërmimin.

Fundi i tunelit çon në depon e bodrumit të Gjykatës së Lartë, muri i së cilës është thyer në vendin ku ndodhen raftet me dosje. Hapja është, gjithashtu, pranë dhomës ku dërgohen dhe ndalohen të pandehurit para se të shkojnë në sallën e gjyqit.

Çfarë thonë pronarët e apartamentit?

Apartamenti është dhënë me qira në fund të korrikut dhe tuneli është zbuluar më 11 shtator. Supozohet se ai është groposur për një muaj e gjysmë, me shumë gjasa gjatë muajit gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve të Gjykatës së Lartë ishin në pushime.

Pronarët u morën në pyetje nga Policia e Podgoricës. Pronarja tha se nuk i njihte personat që e morën me qira banesën. Është konstatuar se ata kanë përdorur dokumente false. Aktualisht, policia nuk dyshon se pronari është i lidhur me këtë rast.

Si u zbulua tuneli?

Të hënën, më 11 shtator, zyrtarët e gjykatës zbuluan se dikush qëndronte në depo në bazë të rasteve të kontrolluara. U njoftua policia, e cila ka nisur hetimet. Pas largimit të policisë, oficerët filluan inventarizimin e gjësendeve, gjatë të cilit u gjet një hapje pas raftit me lidhëse.

Çfarë ka në depon e Gjykatës?

Depoja përmban 100.000 sende, materiale provuese nga procese të shumta penale, lëndë gjyqësore, nëntë tonë drogë, 400 armë, municione, eksploziv…Menjëherë pas hapjes së tunelit, kryetari i këtij institucioni, Boris Savi, tha se “pothuajse asgjë nuk mungon”.

Kryeministri Dritan Abazoviç tha se janë zhdukur disa gjëra , përfshirë armët, gjë që ende nuk është konfirmuar nga gjykata.
Pas hetimeve, Prokuroria Themelore bëri të ditur se ende nuk dihet se çfarë ka humbur.

Zhvendosja e përgjegjësisë

Abazoviç bëri të ditur se hapja e tunelit nuk mund të bëhej pa ndihmës brenda Gjykatës së Lartë – ç’gjë ata e hodhën poshtë.

Gjykata njoftoi se punonjësit nuk janë të trajnuar për t’u marrë me sigurinë e ndërtesave dhe nuk është në përshkrimin e tyre të punës.

Disa palë akuzuan Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtorinë e Policisë se janë përgjegjëse kryesore për dështimet e tyre, e që rezultuan me hapjen e tunelit.

Policia tha se nuk ka qasje në depo dhe as nuk i siguron ambientet e Gjykatës së Lartë. Përgjegjësia për sigurimin e objekteve i takon departamentit të sigurisë personale në kuadër të Administratës së Policisë.

Kush është përgjegjës?

Përgjegjësia specifike i takon MPB-së dhe udhëheqjes së Gjykatës së Lartë, tha për Radion Evropa e Lirë avokati nga Podgorica, Vesellin Radulloviç.

“Nëse shërbimet e sigurisë do të kishin bërë punën e tyre, do ta kishte të vështirë që dikush në qendër të qytetit, pranë institucioneve më të rëndësishme, të hapte një tunel 30 metra, pa informacion për vendndodhjen e depos. Atë informacion mund ta kishte dhënë dikush nga Gjykata e Lartë ose një person që e ka atë informacion”.

Radulloviç thekson se refuzimi i përgjegjësisë është praktikë në Mal të Zi.

“Përveç shkallës së lartë të papërgjegjshmërisë në këtë rast, kemi edhe pengim të hetimeve”, thotë avokati Radulloviç.

Vizita e kryeministrit rrezikoi rrjedhën e hetimeve?

Gjatë hetimeve nga ekspertët mjeko-ligjorë, Abazoviç, së bashku me ministrin e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme, vizituan vendin e gërmimit të tunelit dhe më pas depon e Gjykatës së Lartë.

Në një moment në depo ndodheshin të paktën dhjetë persona dhe nga videot shihet se edhe të pranishmit preknin objekte. Prokuroria Themelore ka paralajmëruar hetim mbi bazën e të cilit është bërë vizita, pasi nuk është miratuar nga ai institucion.

Pyetja është nëse gjatë vizitës ata mund të kontaminojnë vendin e hetimit dhe potencialisht të rrezikojnë gjurmët.

Sipas rregullores, ndalohet qëndrimi në atë zonë gjatë hetimeve dhe ka një procedurë të qartë për asgjësimin e celularëve. Abazoviç ka folur për vizitën në depo, duke thënë se miratimin për vizitën e ka marrë nga kryetari i gjykatës, Boris Saviç.

Paraardhëse

Javën e ardhshme Zelensky vizitë në SHBA, takim me Biden

Pasardhëse

Kryebashkiaku Erion Veliaj mban premtimin, financon rikonstruksionin e shkollës “Dituria” në Preshevë

Pasardhëse

Kryebashkiaku Erion Veliaj mban premtimin, financon rikonstruksionin e shkollës “Dituria” në Preshevë

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Kamberi: Vuçiç di edhe çmimet e produkteve të thjeshta, e jo më se grupi terrorist po e sulmon Kosovën

Nga lajme5
29 September, 2023
0

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i dinë edhe...

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

28 September, 2023

Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

28 September, 2023

Meta i ashpër pas deklaratave të Ramës për Kosovën: Përseritje e mesazheve të Vuçiçit

28 September, 2023

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, reagon Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

28 September, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.