• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çani bën deklaratën e papritur: Ja kush është politikani më i fuqishëm në vend pas kryeministrit

24 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Arjan Çani, komentoi zhvillimet e fundit në parlament, ku ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mbrojti bashkëshortin e vetë Artan Gaçi për një investim me status investitor strategjik në bregdet.

Çani tha se çështja nuk duhet shtruar a duhet besuar apo jo, por a është trafik influence hoteli që Gaçi ka marrë në jug.

Duke folur për MCN TV, ai tha se SPAK gjithsesi nuk ka një hapësirë lirie kaq të madhe sa të vendosë vetë për fatin e një ministreje e një personazhi publik të një rëndësie të tillë.

“Loja është më e madhe të gjithë ata njerëz në pushtet me ose pa përgjegjësi janë në listën e Ramës për tu djegur, do digjen. Nuk e shoh Xhaçkën te lista e kuqe e Ramës, ka profil modest politik.

Nuk besoj se do e digjte kaq kollaj pas akuzave të politikës. Bashkëshorti i sotëm i Xhaçkës, Artan Gaçi, ka qenë biznesmen që në vitet ‘90-të, nuk hyn te ata personazhe që hapin një NIPT 3 muaj pak përpara.

Mendoj se duhet parë më me detaje nëse ka shkelje apo jo. Në vende me standarde demokratike ku standardi i demokracisë është shumë i lartë, në Gjermani apo Francë, do ishte një ngërç për çdo ministër, nëse do dilte një lajm i tillë.

Në vende si Shqipëria apo Italia e jugut, në vende të Europës ku ka shumë diell, këto gjëra nuk është se janë shumë tabu. Brenda kontekstit shqiptar, nuk është ndonjë skandal i madh”, tha Çani.

Lidhur me akuzat e deputetit demokrat Agron Shehaj i cili shprehet se këtë akt nuk e lejon Kushtetuta dhe se ministrja është në konflikt interesi, Çani deklaroi se këtu rrezikohet mandati i çdo ministri nëse Rama vendos ta djegë.

“Këtu ka vetëm një njeri të plotfuqishëm dhe pas tij vjen Veliaj, të cilët kontrollojnë drejtësinë. Është Rama dhe pastaj Veliaj.

Nëse Rama mendon se Xhaçka nuk i duhet më, e djeg, me apo pa përgjegjësi, jemi në këtë nivel.

Disa nga personazhet që sot janë ose në burg ose me procese të hapura, janë personazhe që Rama i ka lëshuar”, tha Çani.

Paraardhëse

Rusëve u kthehet raketa në “bumerang”, bën një kthesë pas lëshimit e përplaset te trupat e që e lëshuan

Pasardhëse

Amnisti fiskale për shuma deri në 2 milionë euro, reagon PD: Jemi shpallur “delja e zezë” e Evropës

Pasardhëse

Amnisti fiskale për shuma deri në 2 milionë euro, reagon PD: Jemi shpallur “delja e zezë” e Evropës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Zgjedhjet, Edi Paloka zbulon strategjinë e PD dhe ‘misionin’ e Alibeajt: Nuk arriti të gjente aq kukulla që t’i përdorte si lolo

Nga lajme10
1 April, 2023
0

Deputeti i PD Edi Paloka, ka zbuluar sot strategjinë që ka zgjedhur ky subjekt për zgjedhjet e 14 majit, ai...

Rikthim te libri i printuar, Tabletat nuk po joshin më, lexuesit preferojnë letrën

1 April, 2023

Akuza e fortë, ish-banori i “BBV”: Më thanë se çmimi i madh ishte shitur

1 April, 2023

Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz

1 April, 2023

E papritur, Olta dëshiron të lërë shtëpinë e “Big Brother Vip”

1 April, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.