Pasi ai zhvilloi një tur takimesh me të gjithë liderët politikë, Presidenti Ilir Meta përmes një njoftimi zyrtar zbulon se ka caktuar datën 25 prill për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2021-shit. Lidhur më këtë ka reaguar avokati Ylli Manjani i cili thotë se edhe pse votimet do të bëhen në prill, parlamenti që del nga ato votime mblidhet pas datës 9 shtator 2021.
Postimi i Manjanit:
“Sa për informacion.
Votimet për Parlamentin e ri do bëhen me 25 Prill 2021. Por parlamenti që del nga ato votime, mblidhet pas datës 9 shtator 2021.
Dmth votoni sa të doni ju, po deri në shtator do kemi të njëjtën qeveri moniste dhe të paktën deri në fund korriku do kemi të njëjtin parlament monist. Apo se lëshojnë pa doreza fare në këtë periudhë…
Nesje, këto janë rregullat që burojnë nga rregullorja politike konsesuale që janë ngrirë në Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor.” – ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post