• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Cakaj krahasoi presidentin Vuçiç me politikanin nazist gjerman, Serbia i dërgon menjëherë kërkesën e fortë Shqipërisë

18 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka reaguar ndaj deklarimeve të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, pasi ky i fundit kishte krahasuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me politikanin nazist gjerman, Paul Joseph Goebbels, i cili drejtonte Ministrinë e Propagandës dhe që ishte një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Adolf Hitlerit.

Këtë krahasim Cakaj e kishte bërë pas deklaratave skandaloze të Aleksander Vuçiqit i cili mohonte Masakrën e Reçakut.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviqit tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializmit të krimeve të luftës. Skandaloze!”, kishte deklaruar Cakaj.

Ndaj kësaj deklarate MPJ serbe ka dërguar një notë proteste në adresë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, duke e quajtur si të turpshëm një krahasim të tillë.

Siç shkruhet ne letrën e protestës, Serbia konsideron se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e raporteve Beograd-Tiranë, ndërkohë presin nga Republika e Shqipërisë që të distancohen nga deklarimet e Cakajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin”, thuhet në letër të dërguar më 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklaratës së Gent Cakajt.

Ndër të tjera Serbia ka kërkuar nga Republika e Shqipërisë që t’i dënojë deklarime të tilla dhe të distancohen nga to.

“Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, përfundon letra./ Gazeta Express

Paraardhëse

Rama fiton mandatin e tretë? Nuk përmbahet Ylli Manjani: Ç’farë turpi! Ç’farë neverie!

Pasardhëse

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, Ambasada në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm

Pasardhëse

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, Ambasada në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.