Deputeti socialist Ervin Bushati ka folur edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim për të cilën thotë se është një parti familjare në pronësi të Metës dhe Kryemadhit.
Ai tha se shqiptarët do ta thyejnë në mes LSI-në në 25 prill.
“Mendoj që LSI-ja është parti shtëpiake dhe familjare. Ka një kohë biologjike që është sa koha biologjike e çiftit në pronësi. Shqiptarët janë aq të ndërgjegjshëm sa ta thyejnë në mes LSI-në, t’ia përgjysmojnë votat që do të marrë. Mendoj se do të marrë gjysmën e votave që mori në vitin 2017.Ajo që LSI-ja ka në programin e vet, tregon se është një parti familjare, një SHPK ku pronësinë kryesore e ka çifti presidencial”, tha Bushati për Dritare.
Diskutime rreth kësaj post