Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur dhe njëherë pakënaqësinë tij për faktin që kryeministri Edi Rama e la jashtë listës për zgjedhjet e 25 prillit.
I pyetur në lidhje më këtë çështje gjatë një interviste televizive, Bushati tha se deri diku e priste këtë vendim. Sipas tij, fakti që shpesh herë kishte dhënë mendimet e tij kundër më shumë prej kolegëve në PS dhe që qëndrimet që ka mbajtur ndaj atyre që influenconin krimin në politikë, mund të kenë qenë faktorët që penalizuan. Gjithsesi ai e quajti si të padrejtë dhe të pabazuar në parimet politike vendimin e Edi Ramës.
“Kjo çështje më gjeti të përgatitur, kisha nuhatur diçka dhe e prisja këtë vendim të Edi Ramës. Për mua është një vendim i padrejtë, i pambështetur në logjik racionale politike. Pasi kamë dhënë kontributin tim që nga themelimi i PS në Shkodër dhe zgjedhjet e tjera. Performancën time si ministër i jashtëm. Qëndrimet e mia, qoftë pak atyre mbledhjeve kanë qenë shumë të qarta, sidomos për influencën e krimit në politik, edhe nga radhët tona që nga viti 2016. Qëndrimet e mia nuk janë naive, unë nuk kam konsumuar më kot paratë e buxhetit të shtetit, kam qenë zë në shoqërinë civile. Unë dhe disa kolegë jemi paguar nga donatorë ndërkombëtar, ne i kemi nxjerrë sytë disa politikanëve për ta bërë PS më të mirë dhe vendin më demokratik”, – tha ai.
Më tej ai është shprehur tepër kritik ndaj zgjedhjeve të kryeministrit për kandidatët. Sipas tij, brenda listave gjendet drejtorë që deri më sot kanë vjedhur paratë e shqiptarëve.
“Sot për sot ne kemi arritur në një pikë që më i rëndësishëm duket një ekzekutor i gjakderdhjes financiare. E kam fjalën për ata drejtoria janë në listën tonë, të cilët kanë përgjegjësi të rëndë, për gjakderdhjen financiare në fusha të ndryshme të vendit se sa për një njeri që mund të vijë me diploma nga Oxford, Harvard etj”, – u shpreh Bushat.
Gjithashtu ai foli pak edhe për ftohjen e marrëdhënieve të qeverisë shqiptare me atë të Kosovës. Sipas Bushatit, në Tiranë e kanë zili qeverinë Kurti, sepse është e vetmja që po tregon një model demokracie në rajon dhe ne duhet ta marrim shembull. Gjithsesi, sipas tij, përçarja e vërtetë ka filluar që në çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi.
Diskutime rreth kësaj post