• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Shkupi

26 January, 2023
në Kryesore, Rajon
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bullgaria do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Milkov, pas një seance në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, ku është diskutuar për tensionet e fundit me Maqedoninë e Veriut, pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit – përfaqësuesit të një klubi bullgar në qytetin e Ohrit.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur më 19 janar, por hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale, apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare.

Për rast po hetohen katër persona.

“Të gjithë jemi të mendimit se gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë qenë. Kjo që po ndodh nuk është qasje produktive. Duhet të bëhet e qartë se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk do të vazhdojnë, ne do të shqyrtojmë më shumë komponentë dhe elemente të bashkëpunimit tonë dypalësh me këtë shtetin tonë fqinj”, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Nikolai Milkov.

I pyetur nëse pas këtij incidenti Sofja do t’i bllokojë bisedimet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Milkov ka thënë se Bullgaria nuk do ta bëjë këtë gjë, sepse siç tha, “bisedimet asnjëherë nuk kanë filluar” andaj si reagim për incidentin do të ndërmarrë masa tjera, si “ndërprerjen e të gjitha projekteve të përbashkëta ndërshtetërore me Maqedonisë së Veriut”.

Ai ka folur edhe për festën e 4 shkurtit, ditëlindjen e Goce Dellçevit, për të cilën tha se nëse bullgarët ndalohen në kufirin e Maqedonisë së Veriut, dhe nuk lejohen të shkojnë në Shkup për të festuar këtë ditë, Bullgaria do të reagojë negativisht.

Dellçev njihet si personalitet nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë si Sofja ashtu edhe Shkupi.

Reagimi i shefit të diplomacisë bullgare vjen pas një paralajmërimi të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, se më 4 shkurt, në Shkup do të udhëtojë një grup i bullgarëve, përfshirë edhe politikanë, për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Dellçevit.

Pendarovski ka thënë se ka informacione që ky grup mund të shkaktojë incidente, andaj edhe i ka propozuar Qeverisë ndalimin e hyrjes së një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria, dhe të disa personave të tjerë, shtetas të Bullgarisë.

Kreu i shtetit, gjithashtu, ka thënë se ka të dhëna se pas strukturave në Bullgari, që bëjnë fushata anti-maqedonase, qëndron shërbimi inteligjent rus.

Tensionet mes dy shteteve janë acaruar në tre muajt e fundit, pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, të cilat janë kundërshtuar nga pala maqedonase, pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit – personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Për rritjen e tensioneve me Sofjen, opozita maqedonase ka akuzuar partitë në pushtet, të cilat, sipas saj, “për të mbrojtur krimin e Kovaçevskit [kryeministër] dhe Ali Ahmetiti [kryetar i BDI-së] pranuan të gjitha kushtet e Bullgarisë, që çuan në acarim edhe më të madh të raporteve mes dy vendeve”.

“Me LSDM-në [Lidhjen Social Demokrate], Kovaçevskin dhe Bujar Osmanin [Ministër i Punëve të Jashtme] kemi vetëm pasiguri, poshtërime dhe bllokada. Qëndrimi joshtetëror që Qeveria tregon në veprim, është disfata më e madhe që mund t’i ndodhë Maqedonisë [së Veriut]”, është thënë në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, ka hequr veton ndaj Shkupit vitin e kaluar, për t’ua hapur rrugën bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ato mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk ndryshon kushtetutën për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen mes dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase./rel/

Paraardhëse

Për herë të parë pas 11 vitesh, ndodh fenomeni i pazakontë në Sahara

Pasardhëse

Të dy në të njëjtin shtrat, Luizi i dhuron puthje Kiarës: Ngrihu moj se është kënga jonë

Pasardhëse

Të dy në të njëjtin shtrat, Luizi i dhuron puthje Kiarës: Ngrihu moj se është kënga jonë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Kafshët janë mik i mirë i njeriut”, Ilir Meta takim me aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të kafshëve

Nga lajme10
26 March, 2023
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe të dielën po e kalon duke zhvilluar takime, në kuadër të zgjedhjeve...

Belind Këlliçi premton transport publik falas, në të gjithë Tiranën

26 March, 2023

Kiara flet pas eleminimit nga “Big Brother”: Fitova dashurinë, gjënë më të bukur në jetë

26 March, 2023

Lorenci pranon lidhjen me Kejsin, Sabiani bën reagimin e fortë

26 March, 2023

Rikthehet ora verore, Akrepat zhvendosen 60 minuta para

26 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.