Ish-presidenti Bujar Nishani, një nga zërat e rëndësishëm në Partinë Demokratike del hapur kundër kryetarit të kësaj force Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve.
Nishani tha se përderisa flasim për një model evropian, dhe deri sa ne i premtojmë shqiptarëve që do ti drejtojmë drejt modelit evropian, kjo duhet të ndodhë brenda modelit të PD.
Sipas tij modeli europian tregon se përgjegjësi kryesor për humbjen është lideri, dhe ky i fundit duhet të marrë përgjegjësinë.
“Bëtë shumë pyetje ku secila çështje kërkon një përgjigje. Nëse e përmbledh në makro qëndrimin politik, ajo që dua që të them si konkluzion, është që konceptin tim politik, në modelin tim politik, kur je pjesë e një familje politike, pranon me bindje ato parime që ka ajo forcë politike, që do të thotë të angazhohesh me forca maksimale që projekti politik të realizohet me sukses.
Dhe Partia Demokratike me Z. Basha në krye të saj kishte një projekt politik që ishte në tërësi projekti poltik kryesor dhe gjithë familja politike e mbështet në këtë projekt politik, duke bërë padyshim plotësimet e saj.
Por projekti politik është i tillë dhe kur pranon dhe punon deri në momentin e fundi për të mundësuar këtë projekt.
Unë kam qenë mbështetës kryesor i Z. Basha dhe kam pasur besimin e plotë që do të ofrojë kapacitetet e tija që projekti politik që ai i serviri PD-së për të marrë besimin e Partisë Demokratike do të kishte sukses. Dhe në këtë projekt politik gjithsecili ka një rol të caktuar.
Unë i afrova me gjithë dëshirën time që ky projekt politik të funksiononte sipas vlerave që unë besova. Vjen një moment që një projekt politik duhet të konkludojë. Dhe këto janë zgjedhjet.
Në çdo vend normal demokratik dhe evropian dhe PD ka lindur dhe është rritur, moton e saj kryesore ta bëjmë Shqipërinë si Evropa.
Dhe përsëri flasim për një model evropian, dhe deri sa ne i premtojmë shqiptarëve që do ti drejtojmë drejt modelit evropian, kjo duhet të ndodhë brenda modelit të PD.
Kur ky projekt është i suksesshëm, drejtuesit të këtij projekti i jepet mundësia ta paraqesë në qeverisje.
Po ashtu kultura, modeli europian, nëse ky model dështon, atëherë përgjegjësi kryesor është lideri për këtë dështim merr përsipër përgjegjësinë dhe thotë faleminderit shumë besimi që më dhatë për të marrë përsipër të udhëheq këtë model dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arrita të realizoj me sukses këtë projekt politik dhe tërhiqet dhe i hap rrugën një projekti të ri polrik, dhe bëhesh pjesë e atij projekti.
Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë dhe në kapje të institucioneve. Edi Rama nuk u shfaq sot në vitin 2021 si i tillë. Edi Rama është model i pandryshueshëm. Edi Rama ka që në vitin 2015 që është evidentuar haptas. Dhe që kur mori pushtetin ka bërë të njëjtën gjë në zgjedhje”, tha Nishani i ftuar në një studio televizive.
Diskutime rreth kësaj post