Me nisjen e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, demokratët nisën edhe fushatën elektorale. Dhe për ish-Presidentin Nishani pavarësisht sfidave më të cilën opozita u përball nga prishja e njëanshme e marrëveshjes së 5 Qershorit, ballafaqimin politik e sheh si të vetmen mënyrë për të sfiduar kundërshtarin.
“Ne nuk kemi mënyrë tjetër për ta rrëzuar këtë model politik veçse procesit zgjedhor. Cilado qoftë taktika drejt aktit final, akti final mbeten zgjedhjet. Nuk ka asnjë alternativë për të qenë fitues duke shmangur zgjedhjet”, u shpreh Nishani.
Diskutime rreth kësaj post