Bujar Nishani është shprehur i indinjuar nga zhvillimet në takimin mes Këshillit të Stabilizim – Asociimit dhe Shqipërisë.
Sipas tij diplomatët e lartë duhet ta kishin dekurajuar qeverinë shqiptare pasi sipas tij nuk kishin marrë me vete përfaqësues nga Partia Demokratike dhe pjesa tjetër e opozitës.
“Realiteti i sotëm ku ish-stalinistët shqiptar ulen në tryezën e familjes perëndimore si partnerë është vërtet një mrekulli e demokracisë, por kjo nuk mund të justifikojë përjashtimin nga ajo tryezë të atyre që e rrëzuan diktaturën në Shqipëri dhe e anëtarësuan atë në NATO, vetëm për faktin se aktualisht janë në opozitë dhe nuk kanë fuqinë e vendimarrjes ekzekutive,”thotë Nishani.
Ish-presidenti gjykon se Brukseli nuk duhet të kishte mirëpritur qeverinë shqiptare
“Komisioni duhej ta kishte dekurajuar qeverinë shqiptare në gjestin e saj përjashtues ndaj opozitës.
Padyshim që kjo shënon një tjetër sjellje përçarëse dhe përjashtuese me forcën e pushtetit ndaj të drejtës përfaqësuese të gjysmës së popullsisë në një proçes që mund të jetë veçse gjithpërfshirës. Por, kjo sjellje e qeverisë shqiptare nuk duhet të ishte lejuar nga mikpritësit në Bruksel,” nënvizon Nishani.
Diskutime rreth kësaj post