• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

BSH: Kredia u përmirësua në tremujorin e katërt, ndikim dha një hua e madhe

12 February, 2021
në Ekonomi
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktiviteti kreditues i bankave është përmirësuar në tremujorin e katërt, pavarësisht zbutjes së efektit të masave nxitëse, vlerëson Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare. Rritja mesatare vjetore prej 6.8% e tremujorit të katërt është pranë mesatares së vitit 2020 dhe asaj të një viti më parë.

Një ndikim të veçantë në këtë ecuri pati zgjerimi me 14 miliardë lekë i kredisë për sektorin privat në dhjetor, vlerë e ndikuar edhe nga efekti i një kredie specifike. Megjithatë, edhe duke përjashtuar këtë kredi, rritja e tremujorit të katërt të vitit 2020 është më e larta e viteve të fundit, duke ilustruar rolin aktiv të bankave në mbështetje të ekonomisë.

Ecuria e mirë e kredisë në tremujorin e katërt është mbështetur nga kredia për biznese, portofoli i së cilës u rrit me mesatarisht 7.2% në terma vjetorë. Ky zgjerim ka reflektuar përmirësimin e ritmeve të rritjes së kredisë për investime (në 10.7%) dhe ngadalësimin e kredisë për likuiditet (në 2.8%). Banka e Shqipërisë sqaron se zgjerimi i kredisë për investime është ndikuar veçanërisht nga një kredi specifike e muajit dhjetor. Dhënia e kësaj kredie në valutë ka ndikuar në rigjallërimin e kredisë në valutë. Kredia në lekë ka mbajtur të njëjtën normë rritjeje sikurse në tremujorin e tretë, prej 10.8%.

Po ashtu, kredia për individë ka ardhur në përmirësim. Norma vjetore e rritjes me 5.8% është lehtësisht më e lartë se në tremujorin paraardhës. Kredia për blerjen e banesave vijon të japë kontributin kryesor në këtë zgjerim, me një rritje vjetore mesatarisht prej 7.3%. Kjo rritje është në nivele të ngjashme me normat e rritjes gjatë vitit. Kredia konsumatore ka vijuar të rritet me mesatarisht 2.2%, por ritmet e rritjes së saj mbetën ndjeshëm më të ulëta se sa në fillim të vitit, në përgjigje si të dobësisë në konsum ashtu edhe të pasigurisë së shtuar nga pandemia.

data-full-width-responsive="true">

Pavarësisht rritjes së lehtë në segmentin e bizneseve, normat e interesit të kredisë në lekë janë mbështetëse për rritjen e kreditimit. Norma mesatare e interesit të kredisë së re për biznese rezultoi mesatarisht 5.6% në tremujorin e katërt të vitit, nga 5.1% dhe 5.3% që ishte përkatësisht në tremujorin e dytë dhe të tretë të tij. Rritja e normave është regjistruar për të gjitha llojet e kredisë sipas madhësisë dhe është vërejtur në shumicën e bankave të sistemit, duke pasqyruar dhe përfundimin gradual të efektit të skemave të garancisë sovrane.

Megjithatë, në reflektim të politikës monetare lehtësuese, normat e interesit mbeten më të ulëta se niveli i vitit 2019. Për individët, normat kanë vijuar të jenë të favorshme edhe në tremujorin e fundit 2020. Interesi i kredisë ka shënuar rënie për kredinë hipotekare, në 4.2%, nga 4.5% që ishte në tre tremujorët e mëparshëm. Norma e interesit për kreditë konsumatore rezultoi 8.3%, duke konfirmuar qëndrueshmërinë gjatë vitit.

Norma e interesit për kreditë në euro për bizneset është rritur në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Ajo rezultoi 5.7%, nga 5.1% në tremujorin e tretë dhe 5.4% në gjysmën e parë të vitit. Për individët, ajo mbeti e qëndrueshme, në 4.1%, sa edhe në tremujorët e mëparshëm të vitit. Diferenciali i normave të interesit të kredisë së re në lekë me atë në euro ka mbetur minimal për kreditë për biznese dhe për kreditë hipotekore.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Largimet e bujshme të SPAK ditën e djeshme, Artur Metani paralajmëron prokurorët dhe gjyqtarët

Pasardhëse

Ana rikthehet përsëri në “Përputhen” dhe i habit të gjithë me deklaratën e saj

Pasardhëse

Ana rikthehet përsëri në “Përputhen” dhe i habit të gjithë me deklaratën e saj

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Kryesore

Tjetër tërmet në Greqi, paralajmëron sizmologu: Do të ketë të tjera lëkundje

Nga lajme4
5 March, 2021
0

520 shtëpi janë shkatërruar duke u bërë të pabanueshme nga tërmeti tragjik që goditi Greqinë pardje dhe që ka vijuar...

‘Edhe mua më ka ndihmuar dikush!’, Topalli paralajmëron ndryshime

5 March, 2021

Gara e 25 Prillit, ministri tregon arsyen pse Basha dhe Kryemadhi nuk fitojnë dot zgjedhjet

5 March, 2021

Single apo në një lidhje? Tayna i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve, zbulon nëse ka bërë ndërhyrje

5 March, 2021

Analisti i njohur zbërthen deklaratat e presidentit: Ju tregoj postin që do të marrë Ilir Meta nëse Rama fiton

5 March, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.